Brazili është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pas triumfit me penallti ndaj Paraguait në çerekfinale, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
Brazilianët e dominuan në tërësi lojën, derisa paraguaianët ishin të përqendruar vetëm në mbrojte. Por, pavarësisht rasteve të shumta përgjatë 90 minutave, koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, derisa prej minutës së 58-të Paraguai kishte mbetur me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Fabian Balbuenas.
Rezultati nuk ndryshoi as pas vazhdimeve, kështu që fituesi u përcaktua në penallti. Nga gjuajtjet e penalltive më të saktë u treguan brazilianët, që triumfuan me rezultatin 4:3.