Përfaqësuesja braziliane ka vendosur të hidhet në sulm dhe të ushtrojë presion ndaj FIFA-s. Ajo ka kërkuar në një dokument zyrtar, që t’i dërgojë imazhe dhe audio të asaj që u tha në VAR, të dielën, gjatë ndeshjes kundër Zvicrës. Federata e Futbollit të këtij vendi nuk e kupton se si u dha goli i Zvicrës si i rregullt, rast në të cilën ka një shtytje të dukshme të Zuber ndaj Mirandas. Për pasojë, është kërkuar nga presidenti Infantino dhe institucioni që ai drejton, që të shpjegojë se si u veprua në atë ndeshje. “Selecao”, gjithashtu, ka kërkuar të shqyrtojë penalltinë e mundshme për Gabriel Jesus në minutën e 74-t të ndeshjes. CBF bën tri pyetje: a ka dikush nga VAR-i, që të sugjerojë shqyrtimin kolegjial të këtyre veprimeve? A ka kërkuar arbitri meksikan, Cesar Ramos, të kërkojë një konsultim me anëtarët e VAR-it? Çfarë komunikimi ka pasur mes palëve?, pyesin nga përfaqësuesja e Brazilit.