Liverpool do të ndeshet me Tottenham në këtë fundjavë në Premier League, me synimin për ta çuar në pesë numrin e fitoreve radhazi në fillim të kampionatit. Trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp, ka marrë një lajm të mirë nga ndeshjet ndërkombëtare, që i bën të lumtur edhe tifozët e kësaj skuadre. Alisson, Roberto Firmino dhe Fabinho do të lihen pushim nga trajneri i Brazilit, Tite, për miqësoren kundër El Salvador, të mërkurën (të enjten në mëngjes me orën tonë). Treshja luajti në fitoren 2-0 që Brazili arriti ndaj SHBA, por Tite do të përdorë futbollistë të tjerë për sfidën ndaj El Salvador dhe kësisoj Alisson, Firmino dhe Fabinho do të jenë më të freskët për ndeshjen që do të luhet të shtunën në “Wembley” ndaj Tottenham.