Brazili ka marrë një tjetër fitore, kësaj radhe në miqësore kundër Arabisë Saudite, në fushën e këtyre të fundit. “Seleçaot” nuk e kishin aspak të vështirë të fitonin kundër modestëve afrikanë, dukë shënuar nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht, ishte sulmuesi i talentuar i Mançester Sitit, Gabriel Zhezus ai që shënoi. Pasi mori një pasim të bukur nga Nejmar, Zhezus ndëshkon portierin vendas dhe vetëm 2 minuta para fundit të pjesës së parë, kalon në avantazh 5 herë kampionët e botës. Edhe pse shumica e ndeshjes ishte në avantazh minimal, Brazili nuk u vendos për asnjë moment në vështirësi dhe në sekondat e fundit të ndeshjes, Aleks Sandro vendos shifrat përfundimtare, 0-2.