Fjalë, që do të kënaqin të gjithë tifozët e Mishel Shumaher. Në një intervistë me britanikët e BBC ish-drejtori i tij te Ferrari Ros Braun është shprehur: “Ka sinjale inkurajuese dhe ne po lutemi ditë për ditë që të ketë më shumë të tillë.” Legjenda e Formula 1 po lufton që prej atij aksidenti duke bërë ski në dhjetor të vitit 2013 në Francë, për të qenë sërish i shëndetshëm. Më pas Braun vijon: “Familja e tij ka vendosur që riaftësimi i tij të jetë privat dhe ky është një vendim që duhet të respektohet nga të gjithë. Ne vetëm mund të lutemi ditë për ditë, se do të vazhdojmë të shohim hapa përpara në riaftësimin e tij. Në mënyrë që një ditë ta shohim të shëndetshëm”, ka deklaruar Braun. Këtë gjë e shpresojnë të gjithë tifozët e Shumaher nëpër botë.