Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Bratu ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bratu është pritur nga kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, e cila ka shprehur kënaqësinë për ardhjen e tij dhe bashkëpunimit me të. Gjatë kësaj vizitë, Bratu ka thënë se është krenar se si Kosova po ecë në proceset e saj.
“Ne jemi këtu për njerëzit që jetojnë në Kosovë, jemi këtu t’ju asistojmë, jemi krenar se si po ecën Kosova në proceset e saj. Të punosh me organizimin e zgjedhjeve bashkë me KQZ është nder. Mision i OSBE-së në Kosovë është që t’ju ndihmojmë njerëzve këtu”, tha Bratu. Ai tutje tha se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë transparent dhe të “mundohemi që të mos kemi probleme” dhe shtoi se zgjedhjet duhet të jenë të qeta dhe të lira. Ndërkaq, Valdete Daka tha se këto zgjedhje sikur edhe herët e tjera, do të jenë në bashkëpunim me OSBE-në dhe deri tani i kemi kryer të gjitha punët, duke iu bërë thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, të dalin e të votojnë.