Pavarësisht ofertës nga Liverpooli, mesfushori Julian Brandt do të mbetet pjesë e Bayer Leverkusenit edhe për edicionin e ardhshëm, njoftojnë mediumet gjermane të hënën.
Brandt 23-vjeçar, ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2021 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 25 milionë eurosh.
Edhe pse Liverpooli ishet pajtuar të paguante klauzolën e lirimit, Brandt nuk ka dashur të transferohet në Angli.
“Unë kam kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2021 dhe ta paktën edhe edicionin tjetër do të qëndroj në ekip, pasi jam i lumtur këtu”, është shprehur Brandt, i cili ka edhe 24 ndeshje me Gjermaninë.
Brandt prej vitit 2014 është pjesë e ekipit të parë të Leverkusenit kuese këtë edicion ka nëntë gola e 18 asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat.