Mijëra burra japonezë po i kthejnë shpinën grave të vërteta dhe zgjedhin kukulla seksi ultra-realiste si partnere të jetës. Më shumë se 2000 kukulla silikoni shiten çdo vit në Japoni me një kosto prej rreth 4600 funta, ku shitjet po rriten çdo vit.
61-vjeçari fle me kukullën e tij, të cilën ai e quan Saori. Ai shprehet se pas gjashtë vitesh kur bleu kukullën, sot ajo mbush boshllëkun që kishte nga jetesa larg gruas së tij. “Ajo kurrë nuk tradhton, nuk kërkon para. Jam i lodhur nga njerëzit modernë racionalë, ata janë të pashpirt. Për mua, ajo është më shumë se një kukull. Nuk është vetëm një gome silikoni. Ajo ka nevojë për shumë ndihmë, pasi është partneri im i përsosur që ndan momente të çmuara me mua dhe e pasuron jetën time”, thotë Horikumi, burri që tashmë ka lidhur “kurorë” me kukullën që ai e quan “Harmonia”.
Dhe jo vetëm ai, këto kukulla seksi kanë edhe tre miq të tij, të cilët jetën e vërtet bashkëshortore e kanë lënë pas.