Një grua britanike e cila vuan nga valët elektromagnetike është detyruar të japë dorëheqje nga puna e saj, si dhe të largohet nga shtëpia dhe të jetojë në një kasolle, kjo sepse kjo alergji e çuditshme përfshinë edhe valët e dëmshme elektromagnetike që vie nga WiFi-ja. Rachel Hinks, 43 vjeçare u detyrua të largohet nga këto vende ku ka sinjale elektromagnetike dhe internet, dhe tani jeton në një kasolle në vend të gjelbëruar e larg këtyre valëve aq të dëmshme për të. “Në fillim kur kam vërejtur shenjat e para, ka qenë kur kam marrë telefon të xhepit, atëherë veshi im u djeg menjëherë pas bisedës me atë telefon, ndërsa kur provova të përdori loptopin fillova të ndjehem shumë e molisur”, tregon ajo, transmeton gazetametro.net. Mirëpo, mjekët nuk kanë mundur ende të gjejnë lidhjen në mes të alergjisë së saj dhe valëve elektromagnetike. Kurdo që ajo del jashtë u kërkon miqve të saj që t’i ndalin pajisjet elektronike. Ajo pyet se çka do të ndodhte nëse numri i njerëzve që vuajnë nga kjo alergji do të shtohet me rastin e përparimit të madh teknologjik që bota sot po përjeton.
Braktisi punën dhe shtëpinë, ka alergji nga Wi-Fi (FOTO)
Leave a comment