Braktisi dy lepuj në shkurre, burgoset 39-vjeçari

Një burrë është burgosur dhe ndaluar për të paktën 10 vite që të mbajë kafshë, pasi u kap nga CCTV duke hedhur 2 lepuj në shkurre para se të largohej me makinë. Gavin Huw Towells, 39 vjeç, nga Cwmbach, Aberdare në Wells, u shpall fajtor nga gjyqi i “Merthyr Magistrates’.

Madje ai penalizua edhe nga këshilli i Rhondda Cynon Taf, për braktisjen e kafshëve. Gjykata dëgjoi sesi ai u filmua në CCTV duke dalë nga makina e tij në një anë rruge në Abercynon, duke kapur nga veshët kafshën e gjorë,  më pas duke i dhënë një shtysë  drejt shkurreve.

Burri bëri të njëjtën gjë edhe me lepurin e dytë, përpara se të largohej duke lënë edhe kafazin pas. Një dëshmitar konfirmoi se lepujt u dërguan në klinikën veterinare, ku iu dha edhe qetësuese për veshët.