Padyshim që është një nga golat më të çuditshëm të vitit. Sulmuesi i Maccabi Petah Tikva, Mouhamadou Habib Habibou, është gjendur në një situatë të vështirë brenda zonës kundërshtare teksa po ndihmonte një shok skuadre të rënë në tokë që duket sikur i kanë ikur ndjenjat. Gjithsesi, kur sheh që topi po i afrohet dhe porta ishte e boshatisur, ai ka shtyrë topin në rrjetë përpara se të rikthehej te shoku i dëmtuar. Ai ishte goli i fitores për ekipin e tij jashtë fushe ndaj Netanya.
כדורגל ישראלי 😍 pic.twitter.com/L7rww6xR8i
— Yagon Tugati (@Yagon_Tugati) November 10, 2018