Në moshën 43-vjeçare, kamionisti Richard Bailey, do të duhet ti bëjë llogaritë me të kaluarën, me gruan dhe djalin që braktisi 16 vite më parë. Madje që nga viti 2008, ai nisi një lidhje të re, duke menduar se e kishte lënë pas shpine gjithë të kaluarën.
Por kur të dielën e kaluar u shfaq në televizion pasi kishte fituar 125 mijë sterlina në lotari, fati e përballi me furtunën. Kjo pasi ish-gruaja e tij Stella Davis, 44 vjeçe, nga shtëpia e saj në Goldalming në Britaninë e Madhe u inatos, duke mos ditur të kuptonte se pse e kishte braktisur atë dhe djalin Owen, i cili tashmë është 17 vjeç.
Ajo u shokua kur pa të shoqin duke tërhequr fitimin e lotarisë në ‘X Factor Danyl Johnson’. “Nuk kishim më lajme prej tij që nga viti 2008, kur u lidh me Lisa. Që nga ai moment nuk u interesua as për mua dhe as për fëmijët. Agjencia për kujdesin e të miturve e kërkoi por ai nuk dha asnjë monedhë”, tregon gruaja, shkruan koha.mk.
Kështu tashmë Richard, rrezikon që të paguajë gjithë detyrimet e prapambetura për të birin, duke rrezikuar të humbë një pjesë të parave.