Rrjeti social “Facebook” po lidh njerëz, por edhe po ndan çifte. Një burrë nga Anglia, Andy, 44 vjeç ka treguar se bashkëshortja e tij prej 23-vitesh e ka braktisur për një djalë afrikan që ka njohur në Facebook.
Heidi Hepworth, 44 vjeç ndryshoi totalisht pasi filloi të fliste me të panjohur online, bëri tatuazh, bëri solar, filloi të bënte makeup, të vishte fustane, gjëra nuk i bënte më parë dhe muajin e kaluar mori avionin për në Gambia duke lënë pas bashkëshortin dhe 9 fëmijët për afrikanin, Mamadou Jallow që njohu në Facebook.
“Ajo është bërë e tmerrshme. Ajo ishte e dashur, një mama e kujdesshme dhe tani më duket sikur një alien i ka pushtuar trupin. Afrikani i ka bërë shpëlarje truri”, është shprehur Andy, bashkëshorti i Heidit. Ndërsa Heidi tha për “The sun”: “Martesa ime kishte problem. Ne u ndamë. Nuk mund të ketë një grua një lidhje të re?”
Çifti ka 6 fëmijë së bashku ndërsa 3 të tjerët janë nga martesa e parë e Heidit, por që Andy i ka rritur si të tijët. “Ajo nuk është më si më parë. Dilte shpesh me miqtë dhe rrinte gjatë gjithë kohës në celular. Një mama e kujdesshme nuk do shkonte të bridhte në Afrikë me të dashurin e ri”, u shpreh Andy.