“Black Mamba” çelte me këto fjalë letrën ku shprehte dashurinë e tij për basketbollin, sportin që e bëri të pavdekshëm, ku fitoi 5 tituj kampionë në karrierën e tij me Lejkers e mjaft tituj e medalje të ndryshme. Pasi mbylli karrierën, Kobe e transformoi letrën e tij të lamtumirës në një film vizatimor për fëmijë, me një mesazh motivues për të rinjtë e sotëm, ku me zërin e tij lexonte tekstin. Film që u prezantua ditën kur Lejkers tërhoqën fanellat me numrat 8 dhe 24 të veshura nga Brajant. Ndërkohë që animacioni u realizoi nga Glen Kin (shkolla e Disnej) dhe muzika nga Xhohn Uilliams, kompozitor i njohur filmash. Dhe kjo trio kampionësh ka prodhuar një film të shkurtër vizatimor të shkëlqyer, një kryevepër që sot është nominuar për të fituar çmimin Oscar në kategorinë e “Filmave të shkurtër vizatimorë” nga “Academy Award”.
Ceremonia e dhënies së çmimeve Oskar do të mbahet në Los Anxhelos më 4 mars dhe filmi “Dear Basketball” dedikuar jetës e karrierës së Kobi Brajant është në garë me 4 filma të tjerë të shkurtër vizatimorë. “Ky nominim shkon përtej çdo imagjinate. Për mua do të thotë shumë dhe jam i lumtur që Akademia e dhënies së çmimeve Oscar e ka vlerësuar filmin “I dashur basketboll” si të rëndësishëm për promovimin e vlerave të sportit. Falënderoj Glen Kin dhe Xhon Uilliams për gjenialitetin e tyre, për ta çuar këtë letër në këtë nivel. Jam i nderuar që jem pjesë e kësaj skuadre”, deklaroi Kobi Brajant.