Braim Diaz mbetet në Milano, gati marrëveshja me Realin

Milan dhe Braim Diaz do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi spanjoll, i cili është rikthyer te Real Madridi, që zotëron kartonin e tij, do të luajë sërish për kuqezinjtë në Serinë A, teksa palët po punojnë për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen e lojtarit.

Maldini ka gati ofertën e huazimit me të drejtë blerjeje për 20 mln euro dhe tani pritet “ok” nga Ancelotti, i cili nuk e ka në plan lojtarin.

I vetmi diskutim mbetet për klauzolën e riblerjes nga ana e Realit të Madridit, pasi “Los Blancos” nuk duan ta humbasin spanjollin nëse shkëlqen në Milano.

Advertisements