Brad Pitt po del me gruan më seksi në planet

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski mund të jenë çifti i ardhshëm i Hollivudit që do të dominojë titujt kryesorë. Ishte Page Six e para që raportoi se aktori 58-vjeçar, fitues i Oskarit, në mes të një beteje gjyqësore me ish-bashkëshorten Angelina Jolie dhe supermodelja 31-vjeçare, së fundmi beqare, janë në lidhje. Por burimi që e ka zbuluar lajmin ka theksuar gjithashtu se edhe pse Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski po takohen, ata ende nuk janë në një lidhje. “Tabloidët kanë spekuluar për këtë temë prej disa javësh. Brad nuk është me askënd. Pitt dhe Ratajkowski janë parë vetëm disa herë. Brad mendon se Emily është gruaja më seksi në planet dhe ka shumë kimi mes tyre”, zbuloi burimi, i cili gjithashtu shtoi: “Ata po argëtohen së bashku”.

Thashethemet për lidhjen e mundshme të Brad Pitt dhe Emrata filluan pasi të dy ishin parë bashkë nga paparacët në muajt e fundit. Në fund të gushtit, një burim i afërt me aktorin kishte treguar madje se:

“Brad ishte i dashuruar me Emily që nga festa e Oscars 2020. Pikërisht në atë rast ata folën, dhe u njohën me njëri-tjetrin më mirë”. Sipas rindërtimit të fakteve, Brad Pitt ishte afruar me Emily Ratajkowski pas ndarjes së saj nga producenti i filmit Sebastian Bear-McClard. Të dy, të cilët u martuan në vitin 2018 dhe patën një fëmijë në vitin 2021, kanë vendosur të divorcohen gjatë verës; pasi Ratajkowski mori vesh se po e tradhtonte. Ndërkohë, Brad Pitt është ende duke luftuar me një divorc të gjatë dhe të kushtueshëm nga Angelina Jolie. Dhe duket se kjo është pikërisht arsyeja pse Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski nuk duan të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre, sepse të dy janë në mes të ndarjeve sa publike aq edhe të diskutueshme. Mbetet vetëm të presim dhe të shohim se si do të evoluojë historia.

Advertisements