Frankfurt, 10 qershor – Banka Qendrore Evropiane ka rritur ndjeshëm perspektivat e saj të rritjes ekonomike për vitin 2021 dhe 2022, pasi kufizimet në koronavirus po lehtësohen dhe rimëkëmbja e eurozonës po merr vrull më të madh.
“Ekonomia e eurozonës tani pritet të rritet për 4,6 për qind këtë vit dhe 4,7 për qind në vitin 2022, krahasuar me parashikimet e mëparshme të përkatësisht 4,0 dhe 4,1 për qind. Parashikimi për vitin 2023 mbetet i pandryshuar për 2,1 për qind rritje”, deklaroi guvernatorja e BQE-së Kristin Lagard, duke shtuar se rimëkëmbja e kërkesës së brendshme do të rritet gjithashtu.
BQE-ja aktualisht pret që çmimet e konsumit të rriten për 1,9 për qind në vitin 2021, pastaj të ulen në 1,5 për qind në vitin 2022 dhe 1,4 për qind në vitin 2023.
Sidoqoftë, Lagard paralajmëroi se ishte “e parakohshme” të fillonte shtrëngimi i politikës monetare, duke thënë se mbështetja e vazhdueshme ishte e nevojshme për të ulur pasigurinë ekonomike megjithë perspektivat më të mira.