Bëhet fjalë për raportin sipas të cilit në tremujorin e parë të këtij viti, Serbia ka rritje të BDP prej 5 për qind, Turqia prej 4.5, Mali i Zi prej 2.7, Bosnja dhe Hercegovina prej 2 për qind, përderisa vetëm në Shqipëri është regjistruar ulje të BPV prej 2.5 për qind. Në ndërkohë, Maqedonia ka rritje vetëm prej 0.2 për qind
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 25 korrik – Rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në tremujorin e parë këtë vit në Maqedoni është vetëm 0.2 për qind, me çka, sipas raportit të Komisionit Evropian, është ndër më të ultat nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për raportin sipas të cilit në tremujorin e parë të këtij viti, Serbia ka rritje të BDP prej 5 për qind, Turqia prej 4.5, Mali i Zi prej 2.7, Bosnja dhe Hercegovina prej 2 për qind, përderisa vetëm në Shqipëri është regjistruar ulje të BPV prej 2.5 për qind. Këto të dhëna e ngritin pyetjen kujt i detyrohet ngritja e dobët ekonomike në vendin tonë nga fillimi i vitit, edhe atë në muajt në të cilët ende nuk kishte filluar përhapja e Covid – 19 dhe nuk kanë qenë të futura masat për luftimin e tij, pasi, në të vërtetë, as masat me të cilat vendi mundohej t`i përmirësojë performancat ekonomike dhe standardin e jetesës së qytetarëve.
“Tremujori i parë ka të bëjë deri më 31 mars, që do të thotë që një pjesë, një të tretën e kemi kaluar në epidemi. Por, nga ana tjetër, edhe vendet tjera të cilat janë në këtë grup në periudhë të ngjashme i kaploi pandemia, ndërsa prapë se prapë kanë arritur të realizojnë ngritje më të lartë. Te ne për shkak që një pjesë e madhe e festave janë në janar dhe ka shumë ditë jo pune, kjo reflekton ndaj rezultateve ekonomike. Pjesë në performancat e zvogëluara kanë pasur edhe kapaciteti i ulur i punës në ndërtimtari dhe punët sezonale, të cilat janë më aktive në muajt më të ngrohtë. Për këto arsye, në tremujorin e parë gjithmonë ngritjen ekonomike e kemi më të ultë, por ndaj kësaj situate tani ndikoi edhe përhapja e virusit. Tani, sipas meje, është shumë me rëndësi pyetja se çka do të ndodhë në tremujorin e dytë dhe të tretë. Ajo çka mund të vërehet është që edhe pa krizën e koronës, ekonomia e Maqedonisë ngadalësohej, ndërsa kjo krizë i ka përkeqësuar edhe më tej performancat ekonomike dhe jo vetëm që do të shkaktojë ulje të numrave të ngritjes ekonomike por do të ketë edhe përkeqësim edhe të standardit të jetesës së popullatës, ndërsa do të rriten papunësia dhe varfëria”, thekson ekonomisti Zdravko Saveski. Ai shton që, edhe pse shumë herë ceket që zgjedhjet dhe paqëndrueshmëria politike ndikojnë ndaj ekonomisë, prapë se prapë, zgjedhjet nuk janë arsyeja e vetme për performancat e dobëta.
“BPV në botë merret si masë për matje të suksesit ekonomik në një vend, por kjo nuk do të thotë që automatikisht rritet edhe standardi i popullatës. Me rritjen e BPV mund të rritet edhe koncentrimi i pasurisë dhe popullata të varfërohet. Ne duhet të shohim çka konkretisht rritet te BDP dhe t`i përqendrohemi performancit ekonomik që do të mundësojë rritjen e standardit të jetesës të pjesës më të madhe të popullatës. Në periudhën e ndërtimit të ‘Shkupi 2014’, BPV u rrit për shkak të ofensivës ndërtimore, por ato para nuk u shfrytëzuan në mënyrë të rregullt, pa marrë parasysh që BDP u rrit. Maqedonisë i duhet investim në kushtet që duhet ta përmirësojnë standardin jetësor, siç është shëndetësia. Tani duhet të investohet aty ku ka më së shumti efekt për mirëqenien e pjesës më të madhe të popullatës. Në situatë kur pritet valë serioze e të sëmurëve, na duhet investim në shëndetësinë”, theksoi Saveski.
Përfaqësuesit e Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë në raportin e tyre të fundit nga takimi me Komitetin për politikë operative monetare theksojnë që ngadalësimi i ekonomisë për shkak të korona virusit ndjehet edhe në muajt e tremujorit të dytë. “Në përgjithësi, përhapja e Covid-19 në korniza globale edhe ekonomisë vendore i solli efekte negative ndaj aktivitetit afarist dhe ndikoi në mënyrë intensive mbi besimin dhe pritjet e firmave dhe konsumatorëve edhe gjatë tremujorit të dytë. Pas ngadalësimit të ngritjes së ekonomisë në tremujorin e parë të këtij viti, të dhënat aktualisht të disponueshme me frekuencë të lartë për periudhën prill-maj tregojnë efekte negative të mëtutjeshme nga kriza shëndetësore ndaj aktivitetit ekonomik (thellimi i rënies së prodhimtarisë industriale dhe qarkullimit në tregti dhe hoteleri, ndërsa pas ngritjes në tremujorin e parë, ulje vërehet edhe te ndërtimtaria)”, theksohet në raportin e BPRMV. Komisioni Evropian në raportin për ngritjen e BDP në vende të caktuara të rajonit thekson që është për shkak të rritjes së bruto-investimeve, në konsumin shtetëror dhe personal dhe gjendjes së rezervave. (koha.mk)