Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vlerëson se stabiliteti i bazave ekonomike mbeten pozitive dhe realizimet tek variablat kyçe të politikës monetare janë në korniza të pritjeve, si dhe ajo që rreziqet nga ngjarjet vendore politike edhe më tej janë të pranishme dhe të theksuara. Shtojnë se të dhlnat e prillit tregojnë rritje vejtore të inflacionit prej 1 për qind, përkatësisht rritje mesatare të çmimeve për 0,6 për qind në katër muajt e parë të vitit 2017 që është rezultat i çmimeve të energjisë dhe të inflacionit bazik, gjatë edhe më tutje çmimeve më të ulëta të ushqimit.
Rezervat devizore në prill, në krahasim me fundin e vitit 2016 tregojnë rënie, në pjesë më të madhe, sipas BPRM-së, si rezultat i skadimit të depoziteve devizore të bankave vendore tek BPRM, si dhe të transaksioneve me efekt të përkohshëm. Nga aspekti i sistemit bankar, siç qëndron në kumtesë, të dhënat fillestare për prillin e vitit 2017 tregojnë rënie tek kursimi në krahasim me muajin e kaluar. Realizimet e këtilla, konsiderojnë nga BPRM, e reflektojnë uljen e depoziteve edhe tek dy sektorët, popullatë dhe ndërmarrje, edhe pse në mënyrë më të matur tek depozitet e popullatës në kushte të pavarësisë së shtuar.
Tek aktiviteti kreditor, të dhënat filelstare me prillin tregojnë rritje të kredive në bazë mujore, me kreditim të mëtutjeshëm më[ të theksuar në sektorin populaltë. Sipas tyre oferta më e lartë e devizave në tregun këmbyes kryesisht është rezultat i efektit sezonal gjatë festave të Pashkëve. “Lëvizjet e këtilla të tregut devizor, shtojnë, mundësuan përmirësim të likuiditetit devizor të bankave mbështetëse. Në gjysmën e dytë të muajit erdhi deri te përforcimi i kërkesës së devizave nga klientët e bankave, që rrejedhimisht u reflektua edhe ndaj rritjes së kërkesës së devizave dhe në tregun ndërbankar.
Në mbledhjen e Komitetit është vendosur se edhe krahas fundamenteve solide ekonomike, ndërkaq duke pasur parasysh ende praninë e rreziqeve nga ngjarjet vendore politike, norma e interesit të bonove të arkës të ruhet në nivel të pandryshueshëm prej 3,25 për qind. Duke pasur parasysh stabilizimin e likuiditetit potencial të bankave është vendosur në ankand që mbahet sot, oferta e bonove të arkës të jetë e pandryshuar dhe të paraqesë 30.000 milionë denarë. BPRM edhe në periudhën në vijim do t’i ndjekë me kudjes lëvizjest, ndërsa ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga lëvizjet në sektorin ekstern, si dhe nga ambienti politik vendor.