Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në projektimin e prillit parashikon rritje prej 2,5 për qind në ekonominë e Maqedonisë për këtë vit pas çka do të vijonte përshpejtim në 3,2 për qind në vitin 2018, informon sot në konferencë për media guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov.
BPRM ka pritje të pandryshueshme për nivelin e inflacionit krahasuar me tetorin dhe pret përshpejtim të rritjes së çmimeve, gjegjësisht inflacionit prej 1,3 për qind këtë vit dhe dy për qind deri në vitin e ardhshëm.
BPRM pret ngushtim të deficitit të llogarisë vijuese në periudhën 2017-2018, deficit më të ulët në bilancin e mallrave dhe shërbimeve, rritje e ulët e të ardhurave sekondare, si dhe zgjerim i deficitit te të ardhurat primare. Për këtë vit projektohet rritje e depozitave te sistemi bankar prej 4,2 për qind si dhe rritje kreditore prej 5,6 për qind. Sistemi bankar sipas BPRM-së edhe mëtej është stabil dhe likuid dhe lartë i kapitalizuar.