Shkup, 24 janar – Para përfaqësuesve të rreth 100 kompanive vendore me vëllim të madh të shkëmbimit të jashtëm tregtar është prezantuar kanali i ri i pagesave tejkufitare në euro, që funksionin në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë nga fillimi i vitit të kaluar.
Kompanitë, informoi sot BPRM, janë njoftuar me përfitimet nga risia gjegjësisht si mund të kryejnë pagesa më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta në euro. Për promovim më të gjerë dhe shfrytëzim të këtij kanali të ri pagesor, banka hartoi afishe me informacione më të hollësishme për mënyrën në të cilën kompanitë dhe personat fizikë mund t’i kryejnë pagesat në euro.
Kanali i ri për pagesa tejkufitare në euro, funksionin përmes lidhjes së realizuar të Sistemit pagesor interbankar të Maqedonisë me sistemin pagesor TARGET 2 të Eurosistemit.
Nga Banka qendrore e Maqedonisë potencojnë se realizimi i këtij projekti kapital paraqet gjeneratë të dytë të reformave në pjesën e sistemit pagesor, si pjesë e realizimit të rekomandimit për krijimin e kanalit alternativ për pagesë në euro, konform projektit IPA “Vlerësim i nevojave të BPRM-së”, të zbatuar nga përfaqësues të Bankës Qendrore Evropiane dhe bankave qendrore të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. Qëllimi përfundimtar është që të zvogëlohen shpenzimet për kryerje të pagesave tejkufitare në euro, si dhe kohën e kryerjes së transaksioneve.