BPRM: Nuk ka arsye, as nevojë që të hapen debate për devalvim eventual të denarit

1

Shkup, 26 shtator – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë qëndron në qëndrimin për optimalitet të regjimit ekzistues të kursit të denarit dhe konsideron se nuk ekzistojnë arsye që çfarëdo qoftë nevojë të hapen debate për devalvim eventual të denarit.

Në kumtesën e dërguar mediave theksohet se Banka Popullore, si institucion kompetent për konceptim dhe zbatim të politikës monetare, fuqimisht qëndron në qëndrimin rreth optimalitetit të regjimit ekzistues të kursit të denarit.

“Stabiliteti i valutës vendore është jashtëzakonisht spirancë për ruajtjen e stabilitetit të çmimit dhe financiar. Nuk ekzistojnë arsye, as ndërkaq çfarëdo qoftë nevojë të hapen debate për devalvim eventual të denarit. Në ekonomi nuk ekzistojnë disbalanca të cilat do të mund të krijojnë presion mbi valutën vendore, as megjithatë ka indikacione për devijimin e kursit nga niveli i tij optimal. Me rëndësi të madhe është ajo që sivjet pozicioni ekstern i ekonomisë jashtëzakonisht është i volitshëm dhe i fortë, ndërsa Banka Popullore intervenon me blerje neto të lartë të devizave, që në mënyrë shtesë i përforcon rezervat devizore të cilat në bazë të vazhduar po mbahen në nivel të lartë dhe krijon hapësirë të reagohet në presione eventuale dhe të ruhet kapaciteti i fortë për ruajtjen e stabilitetit të valutës vendore. Prej këtu, mendojmë se konteksti rrjedhës në shtet aspak nuk duhet të ndërlidhet  me stabilitetin e valutës vendore, as në sistemin bankar vendor. edhe njëri edhe tjetri segment janë jashtëzakonisht të shëndosha dhe rezistues, dhe nuk ekzistojnë arsye racionale për lëkundjen e besimit edhe të pritjeve pozitive rrjedhëse”, theksojnë nga BPRM në kumtesë.

Comments are closed.