Shkup, 3 maj – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë e mban projeksionin për rritje të BPV-së për sivjet deri në 3,2 për qind dhe për vitin e ardhshëm deri në 3,5 për qind.
Faktorë bartës për rritje në vitin 2018, siç tha në konferencën e sotme për shtyp guvernatori Dimitar Bogov, me eksportin, investimet dhe konsumin personal.
Për sivjet mbetet projeksioni i inflacionit në rreth dy për qind.