Shkup, 4 dhjetor – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Banka Qendrore evropiane (BQE) kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në fushën e supervizionit. Në pajtim me dispozitat e tij bashkëpunimi midis të dyja institucioneve do të drejtohet drejt sigurimit të shkëmbimit efektiv të informacioneve të supervizionitm duke e pasur parasysh rregullativën vendore dhe ndërkombëtare, duke i përfshirë edhen parimet themelore për supervizion bankar më efikas të miratuara nga Komiteti i Bazelit.
BPRM bëri të ditur nëshkrimi i këtij memorandumi është edhe një konfirmim i përkushtimit të BPRM-së në mbajtjen e stabilitetit dhe sistemit të sigurt bankar. Siç është theksuar edhe në dokument, bashkëpunimi i definuar me të është me rëndësi thelbësore për avancimin e mëtejshëm të integritetit, stabilitetit dhe efikasitetit në punën e bankave.
Zbatimi i dispozitave të tij do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për realizimin e përcaktimit të BPRM-së për zhvillim të përhershëm të supervizionit në Republikën e Maqedonisë sipas standardeve dhe rekomandimeve më të reja evropiane dhe ndërkombëtare. Në kushte kur një pjesë e banka të rëndësishme sistemore në shtet janë në pronësi të bankave nën kompetencë të bankave nën kompetencë të drejtpërdrejt të supervizionit të BQE-së, pritet se shkëmbimi i informacioneve për to do të kontribuojë për avancimin e mëtejshëm të funksionit të supervizionit.
Në kumtesë theksohet se Memorandumi për bashkëpunim në fushën e supervizionit është vetëm një ndër treguesit për thellimin e komunikimit midis BPRM-së dhe BQE-së në periudhën e kaluar, që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.