Shkup, 30 tetor – Gjatë shtatorit të vitit 2020 vazhdoi trendi i uljes së normës mesatare të interesit për kreditë e përgjithshme, njoftoi sot Banka Kombëtare.
Sipas të dhënave të Bankës, muajin e kaluar norma mesatare e interesit për kreditë e përgjithshme është ulur në 4.7 për qind.
Nga ana tjetër, norma mesatare e interesit për depozitat e përgjithshme arrin në 0.98 për qind, informoi Banka Kombëtare.
Komunikimi i fundit për lëvizjet më të rëndësishme tek normat e interesit të bankave dhe shtëpive të kursimit është në dispozicion në: http://nbrm.mk/content/statistika/Soopstenija/%D0%9AS/2020/Soopstenie_za_pecat_kamatni_stapki_2020_septemvri_mk.pdf.