Shkup, 13 nëntor – Treguesit e fundit makroekonomik lëvizin në pajtim me pritjet, ndërsa vërejtjet për ambientin e zbatimit të politikës monetare kryesisht janë të pandryshuara në lidhje me vlerësimin paraprak, përfundoi Komiteti për politikë monetare operative të Bankës Popullore, njofton KOHA.
Në kumtesë citohet se megjithatë sërish janë theksuar rreziqet e pavolitshme nga rrethimi i jashtëm, si dhe rreziqet nga konteksti vendor.
“Komiteti i shqyrton realizimet më të reja në ekonominë vendore në kontekst të projeksioneve më të reja makroekonomike. Megjithatë ishte vlerësuar se vendosja monetare është adekuate në kushtet e përhershme ekonomike dhe financiare dhe se fundamentet ekonomike edhe më tutje janë të shëndetshme, pa praninë e pabarazive në ekonomi. Inflacioni i ulët dhe stabil dhe pozita e volitshme e balancit të pagesave, nga fillimi i vitit, gjithmonë kontribuojnë për intervenime me blerjen e devizave nga ana e Bankës Popullore në tregun devizor. Dinamika dhe struktura valutore e kursimit të amvisërive çon në pritje stabile. Në kushte të tilla, ishte vendosur që shkalla e interesit të bonove të arkave të mbahet në nivelin prej 2,25 për qind edhe në ankandin e bonove të arkave më 13 nëntor 2019. Të ofrohen bonot e arkave në vlerë prej 25.000 milion denarë, përkatësisht vlerë e njëjtë sikur vlera që arrin”, qëndron në kumtesë.
Në lidhje me treguesit më të ri makroekonomik për ekonominë vendore, pas rritjes së ekonomisë prej 3,6 për qind në gjysmën e parë të vitit, nga Banka Popullore citojnë se të dhënat e larta frekuente për aktivitetin ekonomik të disponueshme për kuartalin e tretë kryesisht çojnë në rritje të mëtutjeshme të aktivitetit ekonomik, gjatë zhvendosjeve më të volitshme në industri, tregti dhe ndërtimtari.
Shkalla vjetore mesatare e realizuar e inflacionit për dhjetë muajt e parë të vitit arrin 0,9 për qind, gjatë inflacionit të rritur prej një për qind për këtë vit dhe rreziqe të balancuara.
Në lidhje me treguesit e sektorit të jashtëm, sipas Bankës popullore, numri i tyre është kufizuar, ndërsa të dhënat e disponueshme deri tani dërgojnë në pozitë të volitshme të jashtme. Treguesit për mjaftueshmëri të rezervave devizore edhe më tutje lëvizin në zonë të sigurt.
Te depozitat dhe kreditë, të dhënat parësore për tetorin tregojnë rritje të tyre të mëtutjeshme në bazë vjetore, sipas shtegut të pritur në suaza të projeksioneve të tetorit.
“Në periudhën midis dy seancave të komitetit, likuiditeti i bankave afarist vendor u mbajt në nivel relativisht stabil dhe të lartë, për shkak të së cilës ato edhe më tutje kishin nevojë mesatare për huamarrje në tregun ndërbankar të depozitave. Teprica e mjeteve të lira në para denarë edhe më tutje i kahëzojnë drejt depozitave te Banka popullore, që mundësojnë fleksibilitet dhe arritshmëri të mjeteve për kreditim të pandërprerë të subjekteve vendore dhe llojeve tjera të investimeve. (koha.mk)