Shkup, 3 shtator – Marrëveshje për Ligjin për prokurorinë publike nuk ka, por edhe pushteti edhe opozita i vazhdojnë konsultimet për harmonizimin e qëndrimeve për zgjidhjen ligjore, me të cilat duhet të zgjidhet edhe statusi i PSP-së.
Eksperti juridik, Andrej Bozhinovski vlerëson se si në çdo shtet shumë etnike çdo veprim dhe vendim politik duhet të merret duke i dhënë më shumë rëndësi formës se sa përmbajtjes.
“Pavarësisht se a janë reale projeksionet, apo janë një fakt që në të ardhmen do të kishin implikime serioze në raport me racionalitetin juridik apo të sigurisë. Kur jemi të siguria juridike, pas rastit “Zhvatja” është hapur një vakum juridik që seriozisht i kërcënon interesat e shtetit në realizimin e politikave ndëshkuese kundër krimit të organizuar, si një stres plotësues ndaj të ardhmes së Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Deficiti demokratik te opozita i shfaqur nëpërmjet amandamenteve të tyre për Ligjin e Prokurorisë plotësisht e vërteton tezën për konfliktin e thellë mes shtetit të robëruar që ishim deri dje dhe shtetit evropian, aspiratat të cilat i kemi për tu bërë. Për fat të keq ne ende nuk e shohim qartë arsyen për realitetin tonë juridik dhe stabilitetin e vendit”, vlerëson Bozhinovski, transmeton KOHA.
Përndryshe, mbështetje për funksionimin e shtetit ligjor erdh edhe nga Metju Palmer, i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin, në takimin e margjinave të Forumit strategjik të Bredit me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Në Parlament dje u anulua seanca e Komisionit Ligjvënës-Juridik, në të cilën duhej të debatohej për Ligjin për prokurorinë publike, me flamur evropian me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë. Është e pasigurt se kur ligji do të gjendet edhe para Komisionit për Çështje Evropiane, i cili të enjten miratoi dhjetë prej gjithsej 51 amendamenteve të dorëzuara për propozim ligjin. Kryeparlamentari Talat Xhaferi dje e dorëzoi Raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva deri te kryetari i Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski.
Sipas procedurës Dimovski, tani duhet të caktojë seancë në të cilën do të vendoset për shkarkimin e Janevës. Komisioni do të duhet të vendosë se a do të jetë seanca e hapur për publikun ose pas dyerve të mbyllura. Ndërsa, sipas Rregullores parlamentare pasi përfundoi debati i Komisionit, kryetari i Parlamentit do të duhet të thirr seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Vendimin final të deputetëve do të duhet në fund ta konfirmojë edhe Këshilli i Prokurorëve. (koha.mk)