Ankara, 13 mars – Turqia së shpejti do ta çlirojë nga terroristët qytetin Afrin, Siria veriore, deklaroi zëvendëskryeministri turk dhe zëdhënës i Qeverisë, Bekiq Bozdag.
Ai ka theksuar se nga fillimi i operacionit turk në Siri nga janari kanë humbur jetën 42 ushtarë turq, ndërsa 3.381 terroristë janë neutralizuar.
“Në një kohë të afërt qyteti Afrin do të pastrohet”, ka theksuar Bozdag.
Armata turke më 10 janar e filloi operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit. Operacioni është drejtuar kundër milicive kurde demokratike për mbrojtjen e popullit dhe partisë së Unionit Demokratik, të cilat për Ankaranë janë organizata terroriste, të lidhura me Partinë Punëtore Kurde.
Bozdag paralajmëroi se më 4 prill në Stamboll do të mbahet takim trepalësh për Sirinë midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.