Kanë arritur në Kanada familja amerikano-kanadeze, pas pesë vjetësh të mbajtur peng nga një grup ekstremist i lidhur me talebanët. Në një deklaratë në Toronto, kanadezi Joshua Boyle, ka thënë se grupi terrorist i kishte vrarë vajzën dhe se bashkëshortja e tij ishte dhunuar seksualisht nga një roje dhe eprori i tij. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi e kanë akuzuar Pakistanin se po shpërfillë praninë e Haqqanit dhe grupeve të tjera ekstremiste brenda kufijve të saj. SHBA-ja e konsideron grupin Haqqani si organizatë terroriste. Amerikanja, Caitlan Coleman dhe burri i saj kannadez, Joshua Boyle, ishin rrëmbyer nga grupi ekstremist Haqqan në vitin 2012. Coleman ishte shtatzënë në atë kohë dhe kishte tre fëmije.