Botohen dy librat e para të studentes Liber Emini nga Kumanova

196

Liber Emini, studente në ciklin e dytë në Universitetin e Tetovës nga Kumanova, së fundmi ka lajmëruar se kanë dalë nga shtypi dy botimet e saja të para.  Ajo ka shkruar në profilin e saj zyrtar në facebook se botimet e saj shumë shpejt do t’i hasim edhe në gjuhën gjermane (schweizerdeutsch).

“Për shkak të ndodhive të jashtëzakonshme, siç ishin tërmeti në Shqipëri, pandemia e virusit korona, dhe pasojat që na i sollën këta ndodhi, shtypi i dy librave u shty për më vonë. Pra nuk u botuan në kohën që ishin paraparë. Tani mendoj që ka ardhur koha”, ka shkruar ajo. Më tej ajo ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saja dhe ata që e kanë mbështetur deri në botimin e dy librave të saj.

Ndërkohë libri i parë i Liber Eminit, “Gjithçka që di një burrë për një grua”, sipas autores është libër filozofik. Libri tjetër “Nëse ne jo, kush?! dhe Nëse sot jo, kur?!”, është libër socio-psikologjik, i cili para sheh një aktualitet të viteve të fundit në shoqërinë tonë.

 

Comments are closed.