Botërori për Katarin, “skllavëria” e kohëve moderne

1

Një raport i fundit i Amnesty International që denonconte shfrytëzimin ekstrem të punëtorëve të impenjuar në ndërtimin e stadiumeve në Katar, ka ndezur një luftë të ftohtë me FIFA-n.

Qeveria e futbollit botëror hodhi poshtë mungesën e pagesave prej disa muajsh për emigrantët e varfër që janë impenjuar prej muajsh në projektet infrastrukturore, por faktet në terren, tregojnë se gadishulli arab i pasur me naftë, po kthehet në vendin e skllavërisë së kohëve moderne.

Sipas statistikave zyrtare janë 25 mijë punëtorë të huaj të impenjuar për ndërtimin e 8 stadiumeve që do të presin finalet e turneut pas 4 vjetësh, por jo zyrtarisht ky numër është shumë më i madh. Emigrantë nga Nepali, India, Bangladeshi, Filipinet dhe Kina punojnë në kushte ekstreme, në dhoma të improvizuara në kapanone dhe me kushte çnjerëzore, çka është kthyer së fundmi në një çështje të diskutuar me Katarin.

Këto probleme i shtohen edhe kushteve të sigurisë në punë që lënë shumë për të dëshiruar, dhe për shkak të të cilave nuk kanë munguar incidentet në të kaluarën.

Comments are closed.