Uashington, 30 prill – Situata në Venezuelë po përkeqësohet pasi lideri opozitar Huan Guaido u ka bërë thirrje qytetarëve dhe armatës që ta përkrahin në rrëzimin nga pushteti presidentin Nikolas Maduro, ndërsa reaguan Shtëpia e Bardhë, Kremlini dhe kryetari i Parlamentit Evropian, përcjellë KOHA.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e ndjek situatën, ndërsa Kremlini njoftoi se për Venezuelën, presidenti rus, Vlladimir Putin bisedon me anëtarët e përhershëm të Këshillit rus për siguri.
Për ngjarjet më të reja në Venezuelë reagoi edhe kryetari i PE-së, Antonio Tajani, i cili në Tuiter ka shkruar se sot “është momnent historik për kthimin e demokracisë dhe lirisë në Venezuelë, që çdoherë ka përkrahje nga PE-ja”.
Guaido sot deklaroi se e ka filluar “fazën përfundimtare” nga plani i tij që ta ndërrojë presidentin Maduro, duke u bërë thirrje qyterarëve të Venezuelës dhe armatës që ta përkrahin “dhe t’i japin fund uzurpimit të Maduros”.
Ai në profilin e tij në Tuiter publikoi video ku mban fjalim në prani të njerëzve në uniforma ushtarake dhe politikanit opozitar Leopold Lopez, i cili gjendet në arrest shtëpiak.
“Forcat e armatosura kombëtare kanë marrë vendim të drejtë dhe vlerësojnë në përkrahjen e popullit të Venezuelës”, tha ai.
Qeveria e Venezuelës kumtoi se kjo është kryengritje e vogël dhe e akuzoi Guaidon për fillimin e grush shtetit. (koha.mk)