Paris, 28 tetor – Forumi i tretë i Paqes, që do të mbahet në Paris në nëntor, do t’i kushtohet botës pas Kovid-19 dhe mënyra për të dalë nga pandemia.
Sipas organizatorëve të Forumit, gara e vaksinave, lufta kundër përhapjes së virusit dhe promovimi i multilateralizmit, i cili ka humbur shumë energji muajt e fundit, do të jetë në qendër të këtij takimi ndërkombëtar nga 11 deri më 13 nëntor. Xhustin Vajs, drejtori i përgjithshëm i Forumit, përmblodhi agjendën e mbledhjes me fjalët e mëposhtme: “Cilat duhet të jenë parimet e botës pas Kovidit?” Së pari si të dilni nga ajo, pastaj si të përshkruhet bota që do të vijë?“.
“Rrezik i madh në këtë çrregullim është që 50 për qind e popullsisë së botës mund të privohet nga qasja në vaksinë brenda pak muajsh, e cila do të ishte dështim i madh katastrofal kolektiv”, vlerësoi kryetari i forumit dhe ish-kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Paskal Lami.
“Ky problem i vaksinave do të mbizotërojë agjendën ndërkombëtare në javët dhe muajt e ardhshëm”, shtoi ai, duke besuar se një qasje shumëpalëshe, veçanërisht nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të dhe kompanitë private, ka më shumë të ngjarë të arrijë diçka sesa qasje të izoluara.
Gjithsej, sipas shifrave zyrtare të fundit, 184 vende deri më tani janë bashkuar në sistemin ndërkombëtar të furnizimit dhe shpërndarjes së vaksinave Kovaks: 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme marrin doza falas dhe janë furnizuar 92 vende “me të ardhura të larta” që kalojnë përmes Kovaks për të marrë ato por do të duhet të paguajnë dozat. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus bëri thirrje të dielën për solidaritet global në shpërndarjen e çdo vaksine në të ardhmen, në kushte të shpërthimit të numrit të rasteve në të gjithë botën.
“Nuk mund të imagjinoj situatë më të keqe sesa ajo që do ta gjenim veten brenda disa muajsh, duke parë një planet ku disa do të kishin qasje në vaksinë, të pasurit, të bardhët, kur një pjesë tjetër e njerëzimit do të lihej jashtë”, tha Paskal Lami.