Më shumë se 28,000 njerëz u infektuan përgjatë epidemisë Ebola gjatë viteve 2014-2016-të, me pasojë humbjen e 11,000 njerëzve. Ndërkohë në muajn Mars, 84 shtete raportuan infektimin nga sëmundja Zika. Sistemet e dobëta shëndetësore dhe ekonomitë e brishta të shteteve, kanë krijuar nevojën për strategji të reja botërore, bazuar në faktorët e mëposhtëm që favorizojnë sëmundjet.
RRITJA E POPULLSISË DHE URBANIZIMIT. Faktet rreth botës urbane tregojnë se ne jetojmë, punojmë dhe lëvizim më afër me njëri-tjetrin se më parë, duke ndikuar në rritjen e mundësive për përhapjen e sëmundjeve përmes ajrit, mushkonjave dhe ujit të papastër. Sipas parashikimit të Kombeve të Bashkuara, deri në 2050-ën popullsia globale që do jetojë në qytete do të shkojë 66 për qind.
CENIMI I MJEDISEVE TË REJA. Me rritjen e numrit të njerëzve që jetojë në qytete, po ashtu rritete edhe shuma e hapësirave të nevojshme për shtëpi. Popullsia zhvendoset në territore të pabanuara, si për shembull në pyje. Me territoret e reja do të ketë edhe kafshë të reja, padyshim edhe infeksione. Ethet Lassa, janë shembull i një sëmundjeje virale e cila përhapet përmes kontaktit me brejtësit e infektuar. Po njësoj, shprehen studiuesit mund të ndodh edhe me kafshë të tjera, duke sjellë sëmundje të reja.
NDRYSHIMET KLIMATERIKE. Klima është një tjetër faktor që ndikon në rritjen e shkallës së sëmundshmërisë. Përgjatë viteve 2030-2050-ë, ndryshimet në klimë do të shkaktojnë rreth 250,000 vdekje për vit, si pasojë e temperaturave të larta, mos-ushqyerjes dhe përhapjes së sëmundjeve infektuese si malaria, është shprehur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
UDHËTIMET. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, është rritur numri i turistëve të cilët lëvizin nëpër botë, duke ndikuar në rritjen e mundësive për marrjen e infeksioneve dhe transmetimin e tyre. Studiuesit përmendin epideminë SARS (Sindromën Akute Respiratore) të 2003-it,por duke thënë se jo vetëm njerëzit por edhe lëvizja e insekteve, kafshëve dhe ushqimeve ndikon në rritjen e shkallës së infektueshmërisë.
LUFTËRAT CIVILE. Higjiena e dobët, sidomos në vendet në luftë, është një element që shkakton sëmundje infektuese të ndryshme. Duke filluar nga mungesa e sterilizimit dhe larjes së duarve, duke u pasuar edhe me lëvizjen e trupave nga një vend në tjetrin, çuan në epideminë Ebola që në Liberi, Guinea dhe Sierra Leona gati sa shkaktoi kolapsin e tyre.
MUNGESA E STAFIT MJEKËSOR. Mungesa në mjek dhe infermier, rritja e shkallës së lartë të emigracionit të tyre por edhe mungesa e strategjive efiçente, ka ndikuar në rritjen e shkallës së sëmundshmërisë në vende specifike dhe më pas përhapjen e gjerë të tyre.
INFORMACIONI I SHPEJT. Në kohën e informacionit, rritja e niveleve të reja të komunikimit, ka ndikuar edhe në rritjen e nivelit të frikës dhe mënyrat e shumta të përhapjes. Jo gjithmonë informacionet që qarkullojnë në internet janë të sakta, duke ndikuar negativisht në pasojat e tyre, pasi në vend të parandalimit të sëmundjeve ndikojnë në shtimin e tyre.