Njerëzit duket se janë alarmuar pas kërcënimeve për luftë mes Trump dhe Koresë së Veriut, dhe shpalljes së neutralitetit nga ana e Kinës. Kim Jong-un ka kërcënuar se do sulmojë territorin amerikan të Guamit, ndërkohë që Trump paralajmëroi se Koreja e Veriut do të përballet me “zjarr dhe ashpërsi, siç nuk e ka parë bota. Këto dhe deklarata të tjera të flakta duket se kanë bërë që njerëzit t’i tremben një tjeter lufte katastrofike Kërkimet për “World War 3” (Lufta e Tretë Botërore) kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë, thuhet sipas të dhënave të publikuara nga Infowars. Kërkimet për “luftë” dhe “luftë botërore” janë gjithashtu në nivelin e tyre më të lartë prej fillimit të këtij viti. Përdoruesit e Google po kërkojnë gjithashtu edhe informacione mbi “luftën e Trump me Korenë e Veriut ” në numra rekord. Tensionet e gjata mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut u përkeqësuan kur shteti diktatorial testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik. Regjimi u zemërua gjithashtu nga vendimi i javës së kaluar i OKB-së për të zgjeruar sanksionet ekonomike kundër saj. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë të mëdha” në qoftë se ndodh ndonjë gjë në territorin amerikan të Guamit. Duke folur nga resorti i tij në Bedminister, Nju Xhersi, Trump tha se SHBA-ja mund të imponojnë sanksione të mëtejshme, “aq të forta sa do të rrëzojnë” Korenë e Veriut, raporton “BBC”. Kina po përpiqet të ruajë pak a shumë neutralitetin në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Koresë Veriore janë në pikën më kritike. Frika e një sulmi bërthamor nga të dyja palët ka bërë që Kina të saktësojë qëndrimin e saj.