Harta e botës e bërë që në 1915-ën duhet të ribotohet. Deri tani kanë figuruar 4 oqeane, Paqësor, Indian, Atlantik dhe i Oqeani i Ngrirë i Veriut. Në 106 vitet në vazhdim, që ka krijimi i hartës, një oqean i ri i është shtuar botës, sipas National Geographic. Ujërat e ngrira që po rrethojnë Antarktidës, poshtë paraleles së 60-të në jug, po quhen Oqeani Jugor.
Në këto ujëra kalojnë rryma të ftohta dhe është bërë një mjedis i pasur me specie që nuk mund të jetojnë askund tjetër veçse në këto temperatura. Oqeani Jugor përfshin ekosisteme unike që janë shtëpia e një sërë speciesh unike detare si balena, pinguinët dhe fokat”, shkruan National Geographic. Ky lajm është publikuar dje, në Ditën Botërore të Oqeanëve.