Bota e errët e spiunazhit: Si “eleminohet” një udhëheqës, pa e vrarë?

138

Në 6 maj 1974, Kancelari gjerman, Willy Brandt dha dorëheqjen, duke sinjalizuar fundin e karrierës së tij politike. Ai kish lejuar që të mashtrohej nga Günter Guillaume, një spiun gjermano-lindor, i cili për vite të tërë kish qenë pjesë e rrethit të ngushtë të Kancelarit. Po si mundet një spiun t’i afrohet kaq shumë njeriut më të pushtetshëm të Gjermanisë, si dhe njërit prej udhëheqësve botërorë më të rëndësishëm? “Agjencitë perëndimore të zbulimit kishin dijeni në lidhje me Guillaumen për një kohë të gjatë, por hezitonin të zbulonin rolin e tij të dyfishtë”, thotë gazetarja Regine Igel, përcjell KOHA.

“Vepruan kështu me qëllim që ta detyronin Kancelarin të largohej, atëherë kur do të donin ata”.

Një agjenci, të cilës i voliste rrëzimi i Brandtit ishte CIA, për dy arsye. Së pari, Brandti ndiqte një politikë komunikimi dhe mirëkuptimi me Bllokun lindor. Për herë të parë, kishte një shkrirje në Luftën e Ftohtë – në vitin 1971, Brandti mori Cmimin Nobel për përpjekjet e tij.

Për SHBA, kjo dukej si tradhëti. Linja zyrtare e SHBA ishte të mos negociohej me komunistët. Ata gjithashtu ishin kundër negociimit edhe me terroristët, gjë për të cilën Brandti ishte gjithashtu jo kategorik.

Natën e 5 shtatorit 1972, 17 vetë vdiqën pas një sulmi nga terroristë palestinezë në Lojërat Olimpike të Mynihut. Më pak se dy muaj pas kapjes së tyre, tre pengmarrësit që mbijetuan u liruan nga qeveria gjermano-perëndimore – pasi ata morën peng një avion të Lufthansas dhe kërcënuan se do ta hidhnin në erë. Pasi u dorëzua para kërkesave të tyre, Brandti i tha Izraelit se “nuk kishte zgjidhje tjetër”.

Për aleatin më të madh të Izraelit, SHBA, kjo ishte një tjetër shuplakë – dhe durimi për CIA-n u sos. Me ndihmën e shërbimit të fshehtë gjerman, CIA nisi të kërkojë mënyra për të shkatërruar jetën politike të Brandtit. Dhe shumë shpejtë, e gjetën. Shërbimi i fshehtë bindi Brandtin që të mbante spiunin në detyrë, gjoja për të mbledhur më shumë prova kundër tij. A u bë kjo me këmbënguljen e CIA-s? Kur Guillaume u arrestua, dolën në dritë fakte për marrëdhëniet jashtëmartesore të Brandtit, si dhe problemet e tij me alkoolin. I dobësuar fatalisht, Kancelari nuk kishte zgjidhje tjetër, por vetëm të jepte dorëheqjen.

Comments are closed.