Boston te rikthehet te fitorja, duke mposhtur 103-90 Brooklyn, ndeshje e dominuar nga Celtics. Brown me 34 pikë e 10 rebound si dhe Tatum me 29 pikë e 11 rebound bënë diferencën në parket për Boston, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Durant.
Zhgënjen Denver, që u mund 121-106 nga New Orleans, me Alvarado protagonist, autor i 38 pikëve. Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që falë 55 pikëve e 17 rebound të Anthony Davis mundi 130-119 Washington.
Phoenix vijon të jetë lider në Perëndim, duke fituar 133-95 ndaj San Antonio. Ayton me 25 pikë si dhe Booker e Bridges me nga 20 pikë secili u dalluan për Suns. Sacramento mposhti 110-101 Chicago, ndeshje ku spikati Monk me 20 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
New Orleans – Denver, 121-106
San Antonio – Phoenix, 95-133
Brooklyn – Boston, 90-103
Detroit – Memphis, 112-122
New York – Cleveland, 92-81
Washington – Lakers, 119-130
Sacramento – Chicago, 110-101
Portland – Indiana, 116-100