Sarajevë, 9 dhjetor – Kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq sot në Sarajevë e pranoi Pyetësorin nga Komisioni Evropian nga eurokomisari për zgjerim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, Johanes Han. Në Pyetësor ka përafërsisht 3.500 pyetje, prej të cilave varet marrja e statusit të kandidates për anëtarësim në BE. Han pas dorëzimit të Pyetësorit, deklaroi se KE pret përgjigje të koordinuara dhe të harmonizuara, si dhe se Pyetësori është provim i pjekurisë dhe përcaktim i përbashkët i pushtetit në BeH në rrugën e vet drejt BE-së. “Kemi përvoja nga vende të tjera. Ky është proces i dëshmuar, përkatësisht një nga hapat të cilët pasojnë aktin e këtillë është nxitja e një numri të madh të investimeve të huaja. Kompanitë e huaja ndjehen më sigurt, ndërsa punët e këtilla u garantojnë investimet në BeH”, theksoi Han. Ai, gjithashtu, theksoi edhe se retorika nacionaliste, e cila është e pranishme në BeH dhe në vendet e tjera të rajonit nuk u ndihmon ngjarjeve aktuale.