Sarajevë, 28 maj – Këshilli i ministrave të BeH vendosi që t’i hapë kufijtë e shtetit drejtë Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, ndërsa prej 1 qershorit edhe aeroportet në BeH.
Presidenti Zoran Tegetlija paralajmëroi se vendimi ka të bëjë vetëm për hyrje të qytetarëve të Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe duke pasur parasysh se gjendja epidemiologjike në rajon gjatë ditëve të fundit është gjithnjë e më e qëndrueshme.
Aeroportet në Sarajevë, Tuzllë dhe Mostar do të jenë të hapura për komunikacion ndërkombëtar prej 1 qershorit, duke respektuar regjimin e caktuar.
Tegetlija tha se ajo masë vlen edhe për qytetarët e Malit të Zi, edhe krahas asaj që ai vend, siç tha, nuk ka trajtim të njëjtë për qytetarët e BeH. Kjo në praktikë nënkupton se prej 31 majit, prej në mesnatë, komunikacioni ndërkombëtar ajror do të jetë i hapur, por të gjithë udhëtarët, varësisht se nga cili destinacion vijnë, do ta respektojnë regjimin ekzistues.
Kjo konkretisht nënkupton se të huajve të cilët nuk janë nga vendet fqinje do t’iu lejohet vizita afariste me thirrje nga personi juridik dhe test negativ për virus korona, që nuk guxon të jetë më i vjetër se 24 orë.