Ky është një moment që edhe mund t’ju bëj të qeshni, pasi një nga dilerët më të fuqishëm të drogës në Peru është arrestuar në banjon e shtëpisë së tij. I akuzuari, i identifikuar si Jose Spencer Bilbao Rivers, u kap nga policia përderisa po kryente nevojat personale në një banjo të improvizuar. Policia ka bastisur shtëpinë e tij në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku edhe zbuluan një sasi të madhe të kokainës. Personi në fjalë u arrestua në katin e parë të shtëpisë së tij. Ai pretendoi se po vuante nga diarreja dhe se nuk ishte në dijeni që në shtëpinë e tij kishte drogë. Gjithashtu ai ka mohuar akuzat që është marrë me tregti të drogës, pavarësisht që policia e kishte filmuar atë.