Shkup, 31 maj – Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar lutje deri te patriarku ekumenik Bartolomeu për zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare kishtare dhe në të nuk është kërkuar shlyerje e fjalës “maqedonase”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.
Kjo, potencoi është një lloj kontributi që konsiderojmë se duhet të jepet drejt zgjidhjes së këtij problemi shumëvjeçar kishtar.
Zëdhënësi nuk parashtroi informacione të reja lidhur me bisedimet për kontestin me emrin dhe kërkoi durim deri në përfundimin e bisedës telefonike që pason mes kryeministrave Zaev dhe Aleksis Cipras, pas së cilës premtoi se do të dalin me informacione më thelbësore dhe më të hollësishme rreth asaj që do të ndodh në periudhën e ardhshme.
“Nuk do të komentonim zhvillim të mëtutjeshëm të situatës rreth negociatave për emrin që ndodhin respektivisht finalizimin, që është në vijim. Të presim edhe pak, Ivanov do t’i marrë të gjitha informacionet siç tha edhe kryeministri dje, pason proces që do të duhet të na sjellë deri në zgjidhje përfundimtare dhe deri në dalje nga gropa 25-vjeçare në të cilën jemi futur si shtet”, tha Boshnjakovski në përgjigjen e pyetjen gazetareske për qëndrimin e Qeverisë pas kumtesës së djeshme nga presidenti Ivanov se nuk pranon erga omnes për zgjidhjen e kontestit.
I pyetur të komentojë për rezultatet e publikuara dje nga anketa në të cilën kryeministri për punën e tij nga qytetarët mori vlerësim 2,78, zëdhënësi tha se nuk lejohen të komentojnë anketa, në të cilat qytetarët e kanë dhënë fjalën e tyre, por se do të punojnë në përmirësimin e performansave.