Shkup, 20 prill – Në këtë moment si Qeveri nuk do të lejojmë të komentojmë procedurë gjyqësore e cila është në vijim dhe tregojmë se të gjitha materialet dhe e gjithë kompetenca janë në kuadër të gjykatave në Republikën e Maqedonisë, deklaroi në pres konferencën e sotme zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ku janë bisedat midis të akuzuarve dhe Nevzat Bejtës për rastin “Monstra”.
Duke u përgjigjur nëse kryeministri Zaev ka për qëllim të dëshmojë siç kërkojnë familjet në rastin “Monstra”, Boshnjakovski, tha se kompetenca e plotë për procesin gjyqësor për lëndën Monstra është në kuadër të sistemit gjyqësor të Maqedonisë.
“Qeveria e Maqedonisë nuk përzihet në punën e gjyqësisë dhe nuk ka për qëllim në asnjë mënyrë të intervenojë. Atë që e presim është se të gjitha çështjet e lidhura me këtë rast në fund të procedurës do të përgjigjen dhe do të adresohen në mënyrë përkatëse dhe se i gjithë opinioni i Maqedonisë do të ketë shqyrtim në mënyrë transparente në aktgjykimin final dhe në çdo vendim të Gjykatës”, deklaroi Boshnjakovski.