Shkup, 16 maj – Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski sot në komentin për pritjet e Qeverisë dhe shanset të mbyllet çështja e emrit në takimin e nesërm të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, tha se ai është hap drejt zgjidhjes përfundimtare.
“Në raport të takimit të nesërm të kryeministrave Zaev dhe Cipras kryeministri Zaev dje publikisht tha se është shumë herët të pritet diçka e tillë, por mendoj se ky takim është një hap drejt zgjidhjes përfundimtare”, tha Boshnjakovski në konferencën për shtyp.
Në pyetjen e gazetarëve zëdhënësi i Qeverisë i ka mohuar informatat e publikuara në një pjesë të mediave gjermane dhe se në takimin e Zaevit me Ciprasin do të marrë pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Kancelarja Merkel me kryeministrin Zaev do të ketë takim të ndarë, përkatësisht takim bilateral. Gjithashtu do të kemi takim edhe me presidentin francez Makron, por takimi Zaev-Cipras do të jetë mes atyre të dyve”, tha Boshnjakovski.
Ai pohoi se takimi i Zaevit dhe Cipras është caktuar për nesër në orën 10:30 sipas kohës së Sofjes gjatë margjinave të samitit në Sofje. Ky do të jetë takimi i dytë tet-a-tet i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë.