Qeveria nuk përzihet në gjyqësi, por mbështet akte me të cilat do të përcaktohet pajtimi. Nuk do të ketë amnisti për organizatorët dhe për të gjithë të cilët kanë marrë pjesë apo kanë kryer dhunë më 27 prill, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski në konferencën për shtyp në Qeveri.
“Në Republikën e Maqedonisë po ndodhin procese historike të cilat kanë një qëllim të vetëm – integrimi i vendit në NATO dhe BE. Këto janë procese që e lëvizin Maqedoninë përpara. Deputetët e mazhorancës dhe një pjesë e opozitës e kanë pranuar nismën e dhënë nga kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, dhe në Kuvend është formuar Trupo interparlamentar për integrim, reforma dhe pajtim. Siç thamë edhe disa herë, Qeveria mbështet akte me të cilat do të definohen pajtimi. Akti me të cilin qartë do të përkufizohet dhuna, dhuna fizike dhe projektimi i dhunës për 27 prillin kundrejt pranisë në Kuvend si pjesë e turmës, gjegjësisht ata që e kanë projektuar skenarin e zi, ata kanë kryer dhunë dhe ata që duhet të dalin fillimisht para drejtësisë. Këto vendime politike bartin përgjegjësi politike, por është me rëndësi se përzierje në gjyqësi nuk ka, as do të ketë në çfarëdo baze. Qëllimi i këtij Ligji është që të sillet pajtim midis organit më të lartë në shtet, gjegjësisht në Kuvendin e RM-së”, tha zëdhënësi Boshnjakovski në pyetjen e gazetarëve lidhur me komentet për përzierje të Qeverisë në gjyqësi.
Lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të Ohrit theksoi se pasi formalisht juridikisht do të konstatohet gjendja nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale deri te Qeveria, nga ana e Qeverisë duhet të informohet Kuvendi i cili në koordinim me KSHZ-në duhet ta fillojnë procesin për zgjedhje të reja. Afati për këtë është gjashtë muaj.