Shkup, 6 qershor – Pozita koordinator kombëtar ekziston dhe një prej mundësive që i ka Qeveria është të emërojë një lloj të tillë të funksionarëve në sferat në të cilat punon.
Këtë e theksoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të japë koment për emërimet e fundit të koordinatorëve kombëtarë për shëndetësi dhe për kulturë.
Në pozitën koordinator kombëtar për shëndetësi dje Qeveria në seancë e emëroi Goce Çakarovski, i cili ishte zëvendësministër i Shëndetësisë, ndërsa paraprakisht koordinator kombëtar i Kulturës u emërua Robert Allagjozovski, pasi u ndërrua nga funksioni ministër i Kulturës.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për këtë se pas ndërrimit prej funksionit zëvendësministror gjegjësisht ministror të Çakarovskit dhe Allagjozovskit gjegjësisht në opinion është krijuar përshtypje se Qeveria “diku i ka vendosur”, Boshnjakovski theksoi se ky funksion ekziston dhe nuk është i ri, ndërsa Qeveria ka të drejtë të emërojë funksionarë të tillë në të gjitha sferat në të cilat punon.
“Koordinatori kombëtar si funksion ekziston. Kjo është pjesë e mundësive të cilat i ka Qeveria të emërojë funksionarë, në rastin konkret koordinator kombëtar në sferën e kulturës dhe koordinator kombëtar në sferën e shëndetësisë. Kjo duhet të sillet me vendimin e Qeverisë, nuk bëhet fjalë për funksione të reja, ndërsa Qeveria ka mundësi të emërojë koordinatorë kombëtarë për aspekte të ndryshme të punës së saj duke i përfshirë edhe sferat e ndryshme të cilat i furnizojnë ministritë resore”, tha zëdhënësi qeveritar.
Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për mbulimin e punëve të cilat i kanë ministritë resore, por për ngritjen më të lartë të koordinimit, i cili ekziston në një sferë të caktuar.
“Edhe qeveria paraprake ka pasur koordinatorë kombëtarë dhe të gjitha qeveritë paraprake kanë pasur koordinatorë kombëtarë”, tha Boshnjakovski.
Lidhur me lartësinë e pagave të cilat i marrin tha se nuk mund të tregojë me saktësi, por përmendi se është diçka nën nivelin e pagave ministrore.
Qeveria për momentin i ka katër koordinatorë kombëtarë, sipas asaj që është publikuar në ueb faqen e saj, ndërsa me dy të rinjtë numri i tyre arrin në gjashtë.
Koordinator kombëtar për menaxhim kufitar është Vlladimir Pivovarov. Ai ka edhe zëvendës, Bajram Berat.
Stevo Pendarovski është koordinator kombëtar për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Pavle Trajanov është koodinator kombëtar për zbatimin e platformës kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve prej fatkeqësive dhe katastrofave të Republikës së Maqedonisë.
Koordinator kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit është Borçe Petrevski. Ai i ka dy zëvendës – njërin për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Xheladin Ajvazi dhe njërin për luftë kundër terrorizmit, Zllatko Apostollski.