Shkup, 10 prill – Qeveria me kujdes e ndjek gjendjen me paralajmërimet për import të kufizuar të çelikut në SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe në pajtueshmëri të zhvillimit të situatës do të dalë me propozim masa për parandalimin e problemeve eventuale.
“Situata ndiqet me vëmendje, që nga paralajmërimi se do të ndërmerren masa të këtilla në nivel global, edhe pse Komisioni Evropian ende është në fazë të konfirmimit të gjendjeve dhe të tregut dhe nuk ka vendime dhe masa konkrete. MPJ-ja e Maqedonisë është proaktive, por për propozim masa konkrete dhe specifike dhe në këtë mënyrë do të parandalohen problemet do të lëmë edhe pak kohë që të shihet zhvillimi i situatës së përgjithshme”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Shoqata për metalurgji pranë Odës Ekonomike dje kërkoi që Maqedonia të përjashtohet nga masat e SHBA-së dhe BE-së për importin e kufizuar të prodhimeve të çelikut për shkak se nuk paraqet kanosje për tregjet e tyre, e as që mund në ndonjë farë mënyre t’i rrezikojë.
Apeloi që diplomacia ekonomike e Maqedonisë maksimalisht të angazhohet në këtë drejtim dhe seriozisht të tregojë për pasojat nga këto masa pas zhvillimit të ekonomisë kombëtare të Maqedonisë.
Në industrinë e çelikut në Maqedoni punojnë rreth 3.000 persona, por krahas tyre në mënyrë indirekte nga masat e SHBA-së dhe BE-së do të goditen 15.000 të angazhuar në veprimtaritë e ndërlidhura. Siç tha Mitko Koçovski, kryetar i grupacionit për çelik në OEM, viti filloi shumë mirë, tregu po ringjallet dhe çmimet ishin të mira, por tani industria është ballafaquar me një nga sfidat më të mëdha deri tani e cila mund të jetë fatale për ekonominë e Maqedonisë.