Shkup, 3 janar – Gazeta greke “Katemirini”, duke u thirrur nga burime të saj diplomatike të mërkurën publikojë informacionin se ekziston një letër nga sekeretari i përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg, adresuar kryemnistrave Zaev dhe Cipras me të cilën cilën bën thirrje që deri më 15 shkurt të përfundojnë të gjitha procedurat në Athinë dhe Shkup përsa i përketë ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.
Por, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski në një prononcim për gazetën Koha, ka dematuar informacionet e liferuara nga gazeta greke “Katemirini” se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg ka adresuar një letër deri te kryeministrii Zoran Zaev, me të cilën kërkon që deri më 15 shkurt të mbyllen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen për emrin.
“Nuk ka një letër të tillë. As që ka ardhur, e as që dikush ka kërkuar nga Qeveria një gjë të tillë. Proceset do të lëvizin sipas dinamikës së paraparë”, tha për gazetën Koha, Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë. (Koha.mk)