Shkup, 13 shkurt – Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sot deklaroi se pasi të bëhet analizë rreth punësimeve aktuale të personave të afërt me funksionarë dhe deputetë, nëse dëshmohet se ka forma të proteksionizmit, atëherë do të reagohet.
“Procesi ka filluar dhe nuk duam të përfundojë sa më shpejtë, që ta informojmë opinionin. Kryeministri ishte mjaft i qartë – jemi duke bërë vlerësim dhe kur të bëhet kjo analizë kudo ku do të përcaktohet se ka forma të proteksionizmit, do të terminohen ato pozita pune”, tha Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres konferencën e rregullt.
Kryeministri Zoran Zaev dje paralajmëroi se punësimet aktuale në institucionet shtetërore dhe komunale të personave të afërt me funksionarë dhe deputetë do të shqyrtohen dhe nëse përcaktohet parregullsi, do të kërkohet përgjegjësi. (koha.mk)