Shkup, 31 tetor – Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk bisedojnë me askënd për ndërmarrjen e Kardiokirurgjisë së fëmijëve, theksoi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp të Qeverisë.
“Për momentin bëhet analizë për zgjidhjen përfundimtare dhe në cilin drejtim në të ardhmen të realizohet partneriteti eventual publiko-privat. Analiza bëhet vetëm në interes të përfitimit të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Boshnjakovski.
Theksoi se konsultimet vazhdojnë dhe se nuk do të sillet kurrfarë vendimi para opinionit që të përfshihet në debat dhe para së gjithash cila është zgjidhja më e mirë në ekzistimin e partneritetit publik-privat me ndonjë nga institucionet shëndetësore private në vend.